Hamiti: Peticioni kundër ndërtimit të xhamisë, i paarsyeshëm

Teologu, Xhabir Hamiti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se peticioni kundër ndërtimit të “Xhamisë Qendër” në Prishtinë është i paarsyeshëm dhe pa argumente të bazuara, njofton Klan Kosova.

Lajme

15/07/2017 16:41

Ky është postimi i plotë i Hamitit:

Ndërtimi i “Xhamisë Qendër” ne Prishtine, eshte nevoje e komunitetit mysliman te ketij qyteti.
Kete, askush nuk duhet ta kontestoje!
Peticioni kunder, eshte nje hap i cili nuk ka asnje arsye dhe argument te bazuar.
Eshte e kuptueshme se, perzgjidhjet arkitekturale nuk jane gjithemone te pelqyera nga te gjithe, e as qe shikohen me shijen e njejte. Lulet, jo te gjithe i shohim dhe i perjetojme njejte.
Xhamite, si edhe faltoret tjera, nuk bene te ndertohen per inati te askujt, por te shihen si plotesim i kerkesave te besimtareve,te cilet i takojne nje kulti te caktuar fetar.
Une, nuk arrije te kuptoje kete zhurme te panevojshme sot. Nese plotesimi i kushteve urbanistike eshte arritur ne ploteni, pse te kete peticion?!
As organet komunale, e as BIK nuk jane mbi qytetaret, por ne sherbim te tyre.
Nuk eshte e nevojshme qe publikun ta ngarkojme me nje ceshtje, e cila eshte detyre ketyre dy institucioneve zyrtare.
Prandaj, te plotesohet ajo qe nuk eshte plotesuar ne kete drejtim, nese vec nuk eshte plotesuar deri me tani nga te dy palet, e te ecet perpara me realizimin e projektit ne fjale.