Hamiti e Gjergji takohen në semafor: Jemi krenar që jemi shqiptarë (Foto)

Profesori i fesë Islame Xhabir Hamiti, është takuar sot me Don Lush Gjergjin e Ipeshkvisë së Kosovës. Ata kanë bërë një foto në rrugë, ndërkaq në përshkrim thuhet se “janë krenar që janë shqiptarë”

Lajme

07/11/2016 10:09

Dy figura të rëndësishme të dy feve, Islame dhe Krishtere, janë takuar sot në rrugë. Xhabir Hamiti dhe Don Lush Gjergji, teksa po kalonin rrugën në semafor janë takuar dhe janë përshëndetur, shkruan lajmi.net

Përveç që biseduan, ata bënë edhe një fotografi së bashku, të cilën e ka publikuar Hamiti në facebook.

“Nje takim i sotem i pa planifikuar me Don.Lush Gjergjin ne rruget e Prishtines. I respektuam edhe shenjat e komunikacionit. Jemi krenar qe jemi shiptare. Besimi eshte zgjedhje e lire e njeriut. Ndajme nje gjuhe nje kulture dhe nje dhe te perbashket”, ka shkruar Hamiti.

Fotografia ka marr komente me fjalët më të mira duke shprehur respektin për të dy. /lajmi.net