Hamilton triumfon në Spanjë

Lewis Hamilton ka triumfuar në garën për Shpërblimin e Madh të Spanjës, i cili u mbajt të dielën. Piloti britanik ishte i pa konkurrencë, ndërsa në podium përfunduan Rosberg e Ricciardo.

Sport

11/05/2014 16:52

Spanja është e Lewis Hamiltonit. Ngasësi britanik e ka fituar garën për Shpërblimin e Madh të Spanjës, i cili u mbajt të dielën.

Ngasësi i Mercedesit e bëri një garë fantastike, e cila kishte 66 xhiro. 

Ai e la prapa gjermanin Nico Rosberg, njëherësh shok skuadre, ndërsa në podium përfundoi edhe Daniel Ricciardo i Red Bullit.

Kurse, kampioni aktual, Sebastian Vettel, u desh të kënaqej me pozitën e katërt.

Aps kësaj fitoreje, Hamilton e mori primatin në renditjen botërore të pilotëve.