Hamilton siguron një tjetër ‘pole position’, i afrohet rekordit të Schumacherit

Lewis Hamilton konfirmoi edhe në pistën azere formën e tij prefekte që po kalon në Formual 1.

Sport

24/06/2017 17:15

Piloti britanik i Mercedes u rëndit i pari në provat zyrtare të zhvilluara këtë të shtunë, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit.

Valteri Bottas do të niset i dyti dhe menjëherë pas tij dy Ferrarit me Kimi Raikonen të tretin dhe Sebastian Vettel të katërtin.

Ky ishte “pole position” i 66-të për Lewis Hamilton, që tashmë ndodhet vetëm dy “pole position” larg rekordit të Michael Schumacher.