Hamilton shkëlqen në Shangai

Ekipi i Mercedesit ka dominuar në garën e Shangait në Kinë. Leëis Hamilton e zuri pozitën e parë, i ndjekur nga shoku i skuadrës, Nico Rosberg. Një vend në podium e siguroi edhe Fernando Alonso, që përfundoi i treti.

Sport

20/04/2014 11:49

Lewis Hamilton ka shkëlqyer në garën për Shpërblimin e Madh të Shangait në Formula 1, që u mbajt të dielën në Kinë.

Piloti britanik ka ditur ta administrojë si është më së miri këtë garë, duke dominuar gjatë gjithë kohës dhe duke e bërë një paraqitje spektakolare.

Ai e mbylli garën prej 56 xhirosh për kohën 1:35:09:751. Kjo ishte fitorja e 25-të në karrierë për ish kampionin e botës, i cili u nis nga pozita e parë.

Pozita e dytë i takoi gjermanit Nico Rosberg (+18.686), që po ashtu garon me ekipin Mercedes, që e dominoi këtë garë, por edhe katër garat e para të sezonit.

Ndërkaq, në podium u fut edhe Fernando Alonso. Piloti i Ferrarit e mbylli garën në pozitën e tretë (+25.765).