Hamilton prezanton supermakinën (Foto) – Lajmi.net
Hamilton prezanton supermakinën (Foto)
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 22:12, 12 September 2017
Në Frankfurt u mbajt motor-show i përvitshëm ku kompani të ndryshme të prodhimit të automjeteve prezantuan modelet më të fundit që do të shihen në rrugë. Nuk mund të mungonte në këtë spektakël makinash Mercedes që u prezantua me supermodelin “Project One”.

Prezantimi i kësaj supermakine u bë nga vetë Shefi Ekzekutiv i kompanisë gjermane Dieter Zetsche i shoqëruar nga 3 herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton.

“Prej kohësh kemi biseduar me stafin e Mercedes për një supermakinë të vërtetë ku është përdorur pak edhe nga teknologjia e Formula 1 dhe më në fund kjo u arrit”-tha Hamilton-Uroj Dieter Zietche. Mund të them se kjo makinë ka motorin me të cilin unë fitova titullin në vitin 2015 kështu që  ndjej pak edhe si krijesën time”.

Motori i kësaj makinë mund të arrijë deri në 11 mijë xhiro për minutë, vetëm pak mijë më pak se  ai i një makine të Formula 1. Në të njëjtën kohë kjo lloj makine ka në përbërje edhe 4 motorë elektrikë. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Hamilton, Mercedes, Project One

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master
  • Play Supercar Showdown