Hamilton, pol-pozicion në Spanjë

Lewis Hamilton fitoi betejën kundër kolegut të tij nga Mercedes, Nico Rosberg dhe siguroi pol-pozicionin për garën për Çmimin e Madh të Spanjës, në Formula 1.

Sport

10/05/2014 16:35

Lewis Hamilton mposhti kolegun e tij nga Mercedes, Nico Rosberg në një betejë personale për të siguruar pozitën e parë startuese në garën për Çmimin e Madh të Spanjës në Formula 1.

Hamilton fillimisht u duk në telashe, por realizoi një xhiro të jashtëzakonshme në sekondat e fundit, duke siguruar pol-pozitën e katërt në pesë gara. Hamilton ishte 1.053 sekonda më i shpejtë se Red Bulli i Daniel Ricciardos, që zuri pozitën e tretë.

Valtteri Bottas në Williams dhe Romain Grosjean në Lotus do të nisen nga pozitat katër, përkatësisht pesë, para dyshes së Ferrarit, Kimi Raikkonen dhe Fernando Alonso.

Kampioni në fuqi, Sebastian Vettel në Red Bull doli i 10-ti.

Rezultatet:

1) Hamilton 2) Rosberg 3) Ricciardo 4) Bottas 5) Grosjean 6) Raikkonen 7) Alonso 8) Button 9) Massa 10) Vettel 11) Hulkenberg 12) Perez 13) Kvyat 14) Gutierrez 15) Magnussen 16) Vergne 17) Sutil 18) Chilton 19) Bianchi 20) Ericsson 21) Kobayashi 22) Maldonado.