Hamilton niset i pari në Belgjikë, barazon legjendën Schumacher

Kjo garë do të jetë e 100-ta në karrierë për britanikun Lewis Hamilton.

Sport

26/08/2017 15:24

Britaniku Lewis Hamilton ka arritur një “pole position” historik në Belgjikë, duke barazuar me 68 të tillë legjendën e Formula 1, Michael Schumacher.

Britaniku ishte më i shpejti në provat zyrtare me kohën 1:42:553, ndërsa menjëherë pas tij do të niset Vettel. Edhe radha e dytë e nisjes do të ndahet mes Mercedes dhe Ferrarit, përkatësisht Bottas e Raikkonen.

Kjo garë do të jetë e 100-ta në karrierë për britanikun Hamilton, transmeton “Top Channel”.

Gara e Çmimit të Madh të Belgjikës do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 14:00.