Hamilton në pol-pozicion në Malajzi

Ngasësi i Mercedesit, Leëis Hamilton mposhti Sebastian Vettelin në Red Bull duke siguruar pozitën e parë startuese në kualifikime për garën për Çmimin e Madh të Malajzisë në Formula 1. Hamilton doli 0.055 sekonda më i shpejtë se kampioni i botës derisa kolegu Nico Rosberg për pak doli më i mirë se Fernando Alonso në…

Sport

29/03/2014 10:39

Ngasësi i Mercedesit, Leëis Hamilton mposhti Sebastian Vettelin në Red Bull duke siguruar pozitën e parë startuese në kualifikime për garën për Çmimin e Madh të Malajzisë në Formula 1.

Hamilton doli 0.055 sekonda më i shpejtë se kampioni i botës derisa kolegu Nico Rosberg për pak doli më i mirë se Fernando Alonso në Ferrari, në betejën për pozitën e tretë.

Ky pol për Hamiltonin është i 34-ti në karrierën e tij. Daniel Ricciardo në bolidin tjetër të Red Bullit doli i pesti para kolegut të Alonsot, Kimi Raikkonen.

Seanca e kualifikimeve u kalua me telashe të mëdha për shkak të reshjeve të shiut që rrallë herë pengon aksionin në shtegun në Sepang.

Rezultatet: