Hamilton merr shtëpi pranë asaj të Rihannas

Lewis Hamilton ka marrë shtëpi në New York, vetëm pak metra larg asaj të Rihannas.

ShowBiz

15/08/2015 10:20

Lewis Hamilton nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me thashethemet se ai po takohet me Rihannan. Kjo për faktin se piloti i Formula 1 jeton vetëm gjysëm milje larg nga këngëtarja, tashmë që ata janë kthyer në Nju Jork pas një jave në Barbados.

Dyshja është fotografuar veç e veç teksa ndodheshin në të njëjtin vend në një klub nate të mërkurën. Por fakti se Lewis dhe Rihanna kanë qënë në të njëjtin rreth gjatë javës së kaluar në Barbados, ka shtuar edhe më tepër zërat se ata po takohen.

Më pas ata janë parë të ndihen komod në shoqërinë e njëri-tjetrin gjatë ngjarjes së Kadooment, në ishull, dhe të premten sërish bashkë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë një shëtitje me një anije luksoze./ Top Channel