Hamilton, mbret i Malajzisë

Lewis Hamilton e ka fituar garën për Shpërblimin e Madh të Malajzisë, i cili u mbajt të dielën. Piloti britanik e mbylli garën për kohën 1.40.25.974, për ta regjistruar fitoren e 23-të në karrierë, respektivisht ‘pole-position’ numër 33. Prapa ish kampionit botëror u rendit shoku i tij i skuadrës nga Mercedes, Nico Rosberg (+17.313). Ndërkaq,…

Sport

30/03/2014 09:53

Lewis Hamilton e ka fituar garën për Shpërblimin e Madh të Malajzisë, i cili u mbajt të dielën. Piloti britanik e mbylli garën për kohën 1.40.25.974, për ta regjistruar fitoren e 23-të në karrierë, respektivisht ‘pole-position’ numër 33.

Prapa ish kampionit botëror u rendit shoku i tij i skuadrës nga Mercedes, Nico Rosberg (+17.313).

Ndërkaq, në podium u fut edhe ngasësi i Red Bullit, Sebastian Vettel i treti (+24.534). Gara e Malajzisë kishte 56 xhiro.