Hamilton fiton garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë, merr kryesimin në Formula 1

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi garën e Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1, zhvilluar në pistën e Hockenheim, duke bërë një paraqitje fantastike.

Sport

22/07/2018 16:57

Piloti britanik e nisi garën nga vendi i 14-të, por falë aftësive të tij, strategjisë, fatit, shiut dhe gabime të rivalëve arriti të triumfojë në këtë garë që ishte mjaft e bukur dhe emocionuese.

Sukses që rikthen Hamilton në krye të renditjes botërore, shkëputur 17 pikë nga Vettel, që gaboi me Ferrarin në pistën e shtëpisë dhe nuk e mbylli garën.

Në podium u ngjitën edhe Valtteri Bottas me makinën Mercedes (i dyti) dhe Kimi Raikkonen me Ferrari (i treti). Për Hamilton ky është suksesi i këtërt në garën e Gjermanisë.