Hamilton e fitoi betejën e Bahreinit

Lewis Hamilton e ka mposhtur shokun e skuadrës së Mercedesit, Nico Rosberg, duke e fituar garën ‘triller’ të Bahreinit. Kjo ishte hera e dytë që një garë e Formula 1 përfundon në mënyrë të njëjtë, me britanikun në pozitën e parë dhe britanikun në atë të dytë. “Ishte një garë mjaft korrekte dhe ishte mjaft…

Sport

06/04/2014 18:15

Lewis Hamilton e ka mposhtur shokun e skuadrës së Mercedesit, Nico Rosberg, duke e fituar garën ‘triller’ të Bahreinit.

Kjo ishte hera e dytë që një garë e Formula 1 përfundon në mënyrë të njëjtë, me britanikun në pozitën e parë dhe britanikun në atë të dytë.

“Ishte një garë mjaft korrekte dhe ishte mjaft e vështira ta mbaja atë prapa. Ai ishte mjaft i shpehtë dhe isha i kërcënuar në çdo moment”, deklaroi Hamilton pas garës.

Sergio Perez nga Force India ishte i treti, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Nico Hulkenberg, përfundoi i pesti, të cilët i ndau ngasësi i Red Bullit, Daniel Ricciardo.

Shoku i këtij të fundit, Sebastian Vettel përfundoi i gjashti, përpara ngasësve të Williams, Felipe Massa e Valtteri Bottas, ndërsa pilotët e Ferrarit, Fernando Alonso e Kimi Raikkonen ishin dy pilotët e fundit në Top 10.