Hamasi refuzon zgjatjen e armëpushimit, fillon sulmet ndaj Izraelit

Një zyrtar i Hamasit, Sami Abu Zuhri ka thënë se organizata e tij refuzon zgjatjen e armëpushimit humanitar të propozuar nga Izraeli. 

Bota

26/07/2014 23:23

“Nuk ka marrëveshje për zgjatje edhe për katër orë të armëpushimit”, ka thënë Abu Zuhri në një njoftim dërguar mediave.

Izraeli propozoi sot edhe katër orë armëpushim pas përfundimit të atij prej 12 orësh, por njoftoi se gjatë kësaj kohe do të zbulojë tunelet nëntokësore me raketa të Hamasit të cilat do të vazhdojë t’i bombardojë, raporton AFP.

Ndërkohë, militantët e Hamasit, filluan të sulmojnë Izraelin me predha, pas 12 orë armëpushim, duke mos pranuar zgjatjen e tij edhe për katër orë të tjera. Deri tani bëhet e ditur për rreth 1000 persona të vdekur në Gaza nga bombat izraelite.

Në anën tjetër mbi 40 ushtarë izraelit kanë humbur jetën deri tani. (lajmi.net)