Hamasi prish armëpushimin, Izraeli i kundërpërgjigjet

Gaza kaloi natën e saj më të qetë prej më se tre javësh, por të hënën në mëngjes për pak kohë u prish armëpushimi, pasi Izraeli iu kundërpërgjigj gjuajtjeve të tri raketave nga ana e grupit radikal islamikë. 

Bota

28/07/2014 13:44

“Ushtria izraelite raportoi një sulm të ri me raketa mëngjesin e së hënës, duke thënë se ato kishin rënë në një fushë të hapur në Izraelin jugor. Më pas Izraeli nuk ka nguruar t’i kundërpërgjigjet, në atë që mund të cilësohet si veprimi i parë ushtarak që prej mbrëmjes së të dielës”, njofton BBC.

Menjëherë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar humanitare në Rripin e Gazës.

Në një seancë emergjente, Këshilli i Sigurimit mbështeti deklaratën, e cila u bën thirrje palëve për një armëpushim, gjatë festës së myslimanëve për Fitër Bajramit, por edhe pas kësaj feste.

Këshilli i Sigurisë së OKB-së ka bërë thirrje për një armëpushim humanitar të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar në Gaza.

Më shumë se 1030 palestinezë, shumica civilë, si dhe 43 ushtarë dhe dy civilë izraelitë, janë vrarë që prej nisjes së tensionit.