Haliti: Veseli zgjidhet në raundin e parë kryetar i Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se në raundin e parë do të votohet kryeparlamentari.

Lajme

26/07/2017 12:15

Haliti ka thënë se ende nuk kanë ndonjë emër për kryetar të Kuvendit, por sipas tij, kjo pozitë i takon Kadri Veselit.

Ai ka thënë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk do të jetë sfidë e madhe, raporton lajmi.net.

“Kryetari i Kuvendit do të zgjidhet në raundin e parë. Ende nuk kemi caktuar asnjë kandidatë por besoj se në bazë të funksioneve si janë nda i takon  z.Vesit që të jetë kandidati për kryetar dhe se askush nuk në parti nuk e konteston kandidaturën e tij”. Ai është shprehur i bindur se Veseli do të zgjidhet në seancën e parë./Lajmi.net/