Haliti thotë se nuk kishte ftesë nga Gjykata për të dëshmuar ndaj Albin Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë i gjobiti sot kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, por edhe deputetëve Naser Osmani e Armend Zemaj, si dhe Leonora Limajt me 200 euro, për shkak se munguan si dëshmitar në seancën ku katër deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje” akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend.

Lajme

21/04/2017 12:51

Mirëpo për këtë ka reaguar nënkryetari i Kuvendit Xhavit Halitit, i cili ka thënë se nuk ka marr anjë ftesë  nga gjykatë për të qenë dëshmitar nga gjykatë, shkruan lajmi.net.

“Sot, mora lajmin nëpërmjet mediave se qenkam dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Albin Kurtit. Gjithashtu edhe për dënimin e shqiptuar ndaj meje prej 200 eurosh për mospjesëmarrje për të dëshmuar për këtë rast në gjykatë”, thuhet në reagimin e Halitit.

Më tutje, nënkryetari i Kuvendit ka thënë, se gjyqtari Kalludra të më kërkoj falje publikisht, për komprometimin publik që iu është bërë.

Reagimi i plotë:

Sot, mora lajmin nëpërmjet mediave se qenkam dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Albin Kurtit. Gjithashtu edhe për dënimin e shqiptuar ndaj meje prej 200 eurosh për mospjesëmarrje për të dëshmuar për këtë rast në gjykatë

Hajde gjykatës Kalludra hajde!

Po si të vij dëshmitar pa u njoftuar asnjëherë që jam dëshmitar, pa më dërguar ftesë asnjëherë, apo u dashka që për kapriçot tuaja të shqiptoni dënime komprometuese duke keqpërdorur ligjin?Për hir të opinionit dhe jo për ndonjë shqetësim tjetër dua të njoftoj se: nga gjykata s’kam marrë asnjë herë njoftim as thirrje për të qenë dëshmitar. Prandaj duke marrë këtë për bazë, publikisht kërkoj nga gjyqtari Kalludra që të respektoj rregullat për ftesën e dëshmitarëve dhe në përputhje me këtë të zbatoj ligjin.

Dhe poashtu kërkoj që për komprometimin tim publik gjyqtari Kalludra të më kërkoj falje publikisht.