Haliti mohon se ka përçarje në mes koalicionit qeverisës PDK-LDK

Nënkryetari i kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka bërë të ditur se të enjten do të ketë punime Kuvendi për miratimin e disa ligjeve, raporton lajmi.net.

Lajme

27/03/2017 13:31

Ndërsa të premten do të mbahet edhe një seancë tjetër me pyetje parlamentare e në të cilat gjithashtu do të mbahen edhe dy interpelanca.

Sa i përket koalicionit qeverisës, ai ka thënë se nuk ka dëgjuar se ka probleme, megjithatë sipas tij çështja e zgjedhjeve të parakohshme është punë e drejtuesve të dy partive politike në pushtet./Lajmi.net/