Haliti kërkon hartimin e rregullores që penalizon ministrat që nuk marrin pjesë në Kuvend – Lajmi.net
Haliti kërkon hartimin e rregullores që penalizon ministrat që nuk marrin pjesë në Kuvend
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 16:39, 7 December 2017
Mungesa e ministrave të Qeverisë së Kosovës në seancat e Kuvendit, po i nervozon deputetët.

Këta te fundit vazhdimisht kanë dhënë vërejtje ndaj ministrave që nuk po janë prezentë gjatë seancave plenare.

Kjo ka bërë që nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Xhavit Haliti, të propozojë hartimin e një rregullore që i penalizohen ata ministra që nuk marrin pjesë në seanca.

“Kërkojë  që të hartohet një rregullore e re nga deputetët e cila penalizohen ministrat që nuk marrin pjesë në seancë. Kryeministri dhe kabineti duhet të ballafaqohen në Kuvend”, ka thënë Haliti./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO