Haliti: Deputetët e PDK-së do ta votojnë Specialen, vetëm katër janë kundër

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti ka thënë për RTK-në se Kuvendi i ka votat për votimin e Gjykatës Speciale nesër në seancën e Kuvendit.

Lajme

02/08/2015 19:47

Sipas Halitit deputetët e PDK-së kanë premtuar se do ta votojnë nesër amendamentin për ndryshime kushtetuese.

Haliti tha se katër deputetë të PDK-së janë kundër themelimit të Gjykatës por tjerët i kanë premtuar kryetarit të PDK-së Hashim Thaçi se nesër do të votojnë për këto ndryshime