Halimi: S’ka seriozitet për themelimin e Asociacionit Shqiptar në Luginë

Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë nga Partia për Veprim Demokratik në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk kanë unitet dhe po tregohen jo serioz sa i përket themelimit të një Asociacioni të Komunave Shqiptare në Serbi, duke përfshirë Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Lajme

11/09/2015 18:39

Sipas tij, thirrja e një takimi nga partitë e këtij regjioni është diçka e shpejtë.

“Ky është një veprim i ngutshëm. Në luginë problemi është se luhet lojë e dyfishtë për poena politik. Kjo nguti, pa përgatitje serioze duke iu dërguar këshilltarëve vetëm ftesë, pa asnjë material përgatitës, për një çështje kaq me rëndësi e tregon të vërtetën pas kësaj çështje”.