Halimi: Opozita ta japë kontributin në Kuvend

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Selvije Halimi ka thënë se deputetët e opozitës me bojkotimin e punës së Kuvendit nuk i kontribuojnë zgjidhjes së problemeve për kauzat të cilat ata i kanë si bazë, asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Lajme

25/05/2016 07:53

Në këtë intervistë dhënë gazetës ‘Epoka e re’, ajo u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të kthehen në Kuvend.

Deputetja Halimi është e mendimit se një punë e përbashkët do t’i kontribuonte zgjidhjes më të mirë të mundshme të dy kauzave, asociacionit dhe demarkacionit, të cilat është duke i kundërshtuar opozita.

Duke folur për e gruas në parti politike dhe në institucione, Halimi thotë se janë krijuar parakushte që gruaja të jetë më aktive dhe të jetë më e avancuar, por që lë hapësirë edhe për më shumë.