Halimi dëshiron fitore për tifozët e Kosovës që e duan shumë futbollin

Mesfushori Besar Halimi beson se Kosova është përgatitur mirë për të arritur fitore në ndeshjen ndaj Letonisë.

Sport

12/11/2017 18:45

Përfaqësuesja e Kosovës të hënën në stadiumin ‘Adem Jashari’ takohet me Letoninë, në ndeshjen miqësoren që fillon nga ora 19:30.

E njëri nga lojtarët më në formë, Besar Halimi, beson tek fitorja, fitore të cilën do ua dedikojnë tifozëve të Kosovës që e duan shumë futbollin.

“Jemi përgatitur mirë, si grup kemi një harmoni të madhe dhe të gjithë synojmë dhe besojmë në një fitore për popullin  e Kosovës që shumë e do lojën e futbollit”, ka deklaruar Halimi./Lajmi.net/