Halimi debuton me gol në Superligën e Danimarkës (VIDEO)

Besar Halimi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën te skuadra e Danimarkës, Brondby.

Sport

16/07/2017 20:17

22 vjeçari ka arritur të debutoi me gol, duke shënuar në fitoren 4:0 të skuadrës së tij, në ndeshjen hapëse të kampionat danez ndaj Midtjylland.

Halimi që në Danimarkë kaloi nga skuadra e Mainzit, shënoi në minutën e 62-të të ndeshjes.

Kujtojmë se Halimi ka humbur vendin në Përfaqësuesen e Kosovës, ku nuk është ftuar në ndeshjet e fundit, rikthimi i formës është lajm i mirë për të dhe trajnerin Albert Bunjaki./Lajmi.net/


Besar Halimi GOAL HD – Brondby 3-0 Midtjylland… by juniorrosenfeld