Halilovicit nuk po i ecën tek Milan, kroati afër transferimit në Besiktas – Lajmi.net
Halilovicit nuk po i ecën tek Milan, kroati afër transferimit në Besiktas
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSerie ASport 15:55, 12 January 2019
Alen Halilovic është afër që të kryej një tjetër lëvizje në karrierën e tij.

Pasi kaloi tek Barcelona, ku nuk arriti të fitojë një  vend në ekipin e parë, Halilovic luajti si i huazuar tek Gijon.

Kroati këtë edicion kaloi tek Milan nga Hamburgu, ku pas gjysmë viti nuk ka arritur që të bëjë një vend në formacionin e Gattusos.

Tashmë, lojtari po e mendon një tjetër lëvizje. Ai duket se do të transferohet në Turqi.

“Sky Sport Italia” raporton se ish mesfushori i Barcelonës është afër kalimit tek Besiktas, transmeton lajmi.net.

Halilovic ka kontratë me Milan deri në vitin 2021, por pasi nuk ka debutuar ende, ai po shqyrton mundësinë e largimit.

Mbetet të shihet se ku do të vazhdojë lojtari që dikur konsiderohej si “Luka Modric i ardhshëm”. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO