Halilovic shkon në Barcelonë

Talenti kroat, Alen Halilovic ka njoftuar se do t’i bashkohet Barcelonës nga Dinamo Zagreb. Mediat kroate dhe spanjolle kanë shkruar të enjten se Barcelona ishte afër marrëveshjes me talentin kroat, por vetë lojtari e konfirmoi një gjë ët tillë përmes rrjeteve sociale, sot në mëngjes. “Faleminderit Dinamo për gjithçka. Klubi im i parë dhe dashuria…

Sport

28/02/2014 14:30

Talenti kroat, Alen Halilovic ka njoftuar se do t’i bashkohet Barcelonës nga Dinamo Zagreb. Mediat kroate dhe spanjolle kanë shkruar të enjten se Barcelona ishte afër marrëveshjes me talentin kroat, por vetë lojtari e konfirmoi një gjë ët tillë përmes rrjeteve sociale, sot në mëngjes.

“Faleminderit Dinamo për gjithçka. Klubi im i parë dhe dashuria më e madhe. Tash është koha për të lëvizur drejt Barcelonës”, ka shkruar 17 vjeçari në Instagram, ku po ashtu e ka postuar një fotografi.

Halilovic konsiderohet njëri prej talentëve më të mëdhenj në Evropë, ndërsa Arsenali, Manchester City e Tottenham, po ashtu ishin të interesuar për futbollistin në 18 muajt e fundit.

Mesfushori i talentuar është ftuar tri herë deri tash në ekipin e parë të Kroacisë, ndërsa kishte debutuar me ekipin e parë të Dinamos sezonin e kaluar, duke zhvilluar po ashtu tri ndeshje në Ligën e Kampionëve, duke u futur në lojë në fund të ndeshjes.

Halilovic i kishte shënuar dy golat e parë në ligë këtë sezon, në barazimin 2:2 ndaj Rijekës.