Halili, i cili sot ka nevojë për ndihmë, kishte shpëtuar një familje në Han të Elezit – Lajmi.net
Halili, i cili sot ka nevojë për ndihmë, kishte shpëtuar një familje në Han të Elezit
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 16:14, 10 June 2018
Halil Halili, gazetar dhe një prej profesionistëve të shquar të mediave kosovare, po përballet me një sëmundje të rëndë, për shërimin e së cilës nevojitet një shumë e konsiderueshme parash. Por, njerëzit që sot po e ndihmojnë, ose ata që duan ta ndihmojnë, duhet të dinë diçka: ishte pikërisht Halili ai që në vitin 2015 kishte shpëtuar një familje të varfër nga Hani i Elezit.

Halil Halili, në vitin 2015, kishte realizuar një sërë reportazhesh për Gazetën Express; ishte vetë gazetar, kameraman e montazher.

 Ndër to, ishte edhe një që pat bërë bujë të madhe në krejt Kosovën.

Halili e kishte gjetur në rrugë një vajzë të vogël, 9 vjeçe, me emrin Vlora, që kërkonte lëmoshë. Ajo ishte e mërdhirë dhe qante pa pushim. Prindërit, të sëmurë dhe pa asnjë mundësi financiare, ia kishin ndërprerë shkollimin. Vlora s’po mund ta përballonte këtë fakt, ndërkohë që ishte e vetëdijshme se duhet të kërkonte lëmoshë, për të blerë bukë e qumësht për vëllezërit dhe motrat, e ilaçe për prindërit.

Reportazhi i Halilit niste pikërisht me vajin e vajzës 9 vjeçe.

“Babën e kam të sëmurë, s’kemi bukë, as ujë… S’mundem me jetu kështu”, thoshte Vlora, në storien e Halilit.

Videoja më pas u bë virale dhe u shpërnda mijëra herë në rrejte sociale, duke ligështuar shumë njerëz të vullnetit të mirë, të cilët më pas nxituan ta bënin këtë familje më shtëpi të re.

Shumë prej këtyre ndihmave kishin shkuar përmes Halilit, i cili ua jepte njerëzve kontaktet e familjes.

Kur familjes Abazi nga Hani i Elezit iu ndërtua shtëpia, zonja e kësaj shtëpie kishte vetëm një shqetësim: ta ftonte Halilin për ta parë shtëpinë e re, t’ia puthte duart dhe ta uronte se me fjalët dhe kamerën e tij arriti ta shpëtonte familjen e saj nga varfëria dhe tani së paku kanë një kulm mbi kokë.

 

Kush do ta merrte me mend se pikërisht ai që kishte ndihmuar një familje, pas pak vitesh do të kishte nevojë për ndihmën e shumë familjeve tjera, për ta fituar betejën e vështirë me kancerin.

Ndiqni dy reportazhet e Halil Halilit me familjen Abazi dhe vlerësojeni se pse sot ai duhet të ndihmohet nga të gjithë, në mënyrë që të mblidhen paratë e nevojshme dhe Halili të shërohet, t’i kthehet familjes dhe punës së tij.

Kjo është llogaria rrjedhëse ku mund të dërgoni paratë për shërimin e Halil Halilit: XK05-1708003028686833

Ju, po ashtu, mund ta ndihmoni atë duke dërguar mesazh në numrat e telefonit në IPKO: 55006 me tekstin “Halili” e po ashtu edhe në VALA me numër 55244 me tekstin “Halili”.

Gjithashtu, ju qe deshironi te kontribuoni direkt, telefononi ne numrin 038767676.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO