Halil Matoshi reagon për fotot e Haskukës në xhami

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Halil Matoshi, ka reaguar ndaj kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili gjatë ditës së sotme është fotografuar duke u fal në një xhami në Prizren. Matoshi me anë të një postimi në Facebook, i ka kujtuar Haskukës vlerat mbi të cilat është ngrit Republika.

Lajme

15/12/2017 22:25

Gjatë ditës lajmi.net ka publikuar disa fotografi të Haskukës së VV-së teksa shihet duke fal xhumanë në një nga xhamitë e Prizrenit.

Ky është postimi i plotë i Matoshit:

Republika ka le tuj i pike gjak flamori dhe djemnia e jo me lutje…

Tuj qene deshmitar i nje permbysje te historise e tu e pamun mesazhin qe dha sot kryetari i Prizrenit ndihem ne siklet per me ia kujtu atina se kjo Republike asht ngrite per’mi vlera tjera.

Se kjo Republike asht ngrite si Phoenix nga hini i vet dhe jo nder faltore e nga lutjet!

Secili shqiptar dhe qytetar i Kosoves duhet me dite se qysh asht le Republika.

Cilat kane qene zoret dhe vajet, po edhe kanget e saj.

Poema e Hil Mosit “Kosova në luftë *” asht kanga ma e trishtueshme per hjekat e vjetit 1910 dhe njiherit asht himn e be.

I vetmi qe e ka kendu tuj iu permbajt tekstit origjinal asht Dervish Shaqa – Muqaj nga Lluka e Decanit…

Ah, Shqypni, mos thuj marova,

Se djelmt tu edhe jan’ gjall’!

N’kamb asht çu e rrebt’ Kosova

E ban luftën ball për ball.

Ish nji vjet’ ndër ma të vshtira,

Me nji nij nandqind e dhjetë,

Kur n’Kosov’ mblih egërsira,

Për me shbi* çdo bim’ mbi dhetë.

Ish, por sa e nis njathera

Bot mbar’ për m’u gjallsu

Kur me knaqje vjen prandvera

T’gjith natyren m’e lulzi

Ah, ehu! Do sheje t’kqia

Jan kah vin’ prej ans mbi Le!*

N’vent t’prandvers që pret Shqypnia,

Bje mbi të nj’ e rrebt’ rrufe.

Prej Azis’ tek jan kah lshohen

Me tërbim të madh barbart,

Për me vra, me pre kta çohen,

Me turpnu për jet’ shqyptart

E n’Prishtin’, atje pik’ s’parit

Krisi topi me duhu,

Atje gjaku i shqyptarit

Ra në tok’ me bi përsri.

Ah, ku jeni ju, o zana?

A nuk eni ktu me pa!

Qani sot kta djelm që nana

Ba i ka tuj qesh m’u vra!

Skanderbeg, rangu i motshëm

Trim i rrebt’, gjithmon’ me za;

Eni shifni n’dit’ të sotshëm

Vdekjen kta si din m’e ba!

Eja, eja! Merr flamurin!

Prije prap nji her’ ushtrin’:

Merre prap të rrebt’ ti turrin!

Deh, liroje Shqyptarin’!

Ngani, ngani shpejt, o burra,

Se n’rrezik asht ky atdhe!

N’ato shkrepa, n’ato curra,

T’shkojm’ të vdesim, si me le!

Stamboll, 1910

*) Poezia është e frymëzuar nga lufta e Kosovës (1910) kundër pushtuesit turk që shënon një nga faqet e ndritura në historinë e luftërave të popullit shqiptar për liri.

*shbi – shfarosë, zhdukë

*Le – toskërisht Lindje. Këtu kuptohet Anadolli (shënimi i H. Mosit)

Lexo edhe:

Haskuka e nis me “bismilah”, e falë xhumanë në Prizren (Foto)