Halil Kastrati në ditën e Ushtrisë e bën me shtëpi veteranin e UÇK’së

Kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ka njoftuar se ka dhuruar një shtëpi për veteranin e UÇK-së, Bekë Beka.

Lajme

14/12/2018 21:55

“Me rastin e formimit të Ushtrisë sonë ne ia bëmë një surprizë, një banesë të re Veteranit të luftës Bekë Beka nga komuna e Skenderajit dhe është duke banuar në një podrum në Mitrovicë”, njoftoi Halil Kastrati në Instagram.

Më tej ai shtoi “Bamirës dhe Shqiptar kudo që jeni Urime Ushtria dhe Zoti ju shpërbleftë’’.