Hakmerret presidenti Ivanov, bllokon ambasadorët e BDI-së

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov po bllokon procedurat e emërimit të ambasadorëve shqiptarë, kuadro të BDI-së.

Lajme

01/10/2014 19:13

Burime të sigurta pranë MPJ-së i thanë portalit Zhurnal se presidenti po vonon nënshkrimin e vendimeve, që do t’iu mundësonte atyre marrjen e detyrës së ambasadorëve.

Ndër ata që kanë kaluar të gjitha procedurat dhe sot varen vetëm nga vullnet i presidentit Ivanov, është edhe Ekrem Ebibi, ambasadori i caktuar për në Bernë Zvicrës.

Ai madje i është drejtuar edhe Kuvendit të Maqedonisë, duke u paraqitur me ekspozenë e tij, por dy muaj pas kësaj paraqitjeje, ai ende nuk ka marrë miratimin e presidentit.

Burimi thotë se presidenti po hakmerret dhe se shqiptarët po humbin pozicionet e tyre në MPJ.

Madje, sipas po këtij burimi, mësohet se kuadrot që identifikohen si të PDSH-së vazhdojnë të kryejnë funksione në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë nëpër botë, ndërkohë që ata të BDI-së kanë mbetur pa pozicione.