Haki Rugova s’e pranon rezultatin e zgjedhjeve: Unë mbetem kryetar i Istogut – Lajmi.net
Haki Rugova s’e pranon rezultatin e zgjedhjeve: Unë mbetem kryetar i Istogut
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëZgjedhjet Lokale 2017 20:18, 24 November 2017
Haki Rugova
Haki Rugova
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Istogut dhe kryetar i deritanishëm i këtij qyteti ka deklaruar për Klan Kosovën se nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve ku fitues ka dalur kundërkandidati i tij nga AAK-ja, Gani Dreshaj.

Kjo pasi, Rugova thotë se ka pasur shumë parregullsi në votat me postë – vota që e bën fitues Dreshajn, pasi para ardhjes së këtyre votave fitues ishte Haki Rugova.

“Totalisht janë të parregullta votat që vijën me post. Votat që kanë ndikuar për rezultatin.

Kanë ardhur vota me postë në emër të njerëzve të vdekur”, ka deklaruar Rugova për Klan Kosovën.

“Ka parregullsi në qendra të Malit të Zi, Austrisë dhe Sllovenisë. Kjo është parë edhe atë ditë kur kanë ardhur. Ky proces është i manipuluar dhe unë mbetem kryetar i komunës, unë e kam marrë mandatin për kryetar dhe sillem si i tillë”.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels
  • Play Bubble Trouble