Haki Abazi, kandidat i LDK-së për kryeministër?

Isa Mustafa pasi dha lajmin se nuk do të jetë kandidati për kryeministër i LDK-së për zgjedhjet e 11 qershorit, kryeministri në shkuarje po kërkon që pas vetës të lë një njeri të besueshëm.

Lajme

15/05/2017 12:42

Burime të sigurta të lajmi.net  brenda LDK-së bëjnë të ditur se Mustafa tashmë e ka filluar negociatat me Haki Abazin, përfaqësues i Rockefeller Brothers, rrjedhimisht në Kosovë, dhe një kundërshtar i ashpër i krerëve te PDK-së.

Megjithatë Mustafa nuk do ta ketë të lehtë se kandidaturën e Abzait ta shtyjnë përpara, meqë tashmë për pozitën e kryeministrit brenda kësaj partie janë spekuluar tre emra shumë të fuqishëm.

Pra emrat e përfolur për kandidat për kryeministër përveç Abazit janë Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku.

Të kujtojmë se Haki Abazi që nga rënie e qeverisë, por edhe më parë, ka qenë kritik i ashpër i PDK-së.

Dhe në postimin e fundit në Facebook Abazi kishte shkuar një status për sulmin ndaj Arbana Xharrëas, që iu bashkua PDK-së.

Ai ia kishte kujtuar Xharrës se “mos harro gjithashtu qe ti ke hyre ne SHIK dhe jo ne Parti Politike”./Lajmi.net/