Hakeron lotarinë dhe fiton 14.3 milionë dollarë

Thonë se më shumë shanse keni për t’u goditur nga vetëtima se sa të fitoni lotarinë, por një njeri nga Iowa duket se ka dashur të ndryshojë fatin e tij përmes tastierës.

Auto & Tek

15/04/2015 15:10

Një njeri në Iowa pretendohet se ka hakeruar lotarinë dhe ka bërë të mundur që tiketa e tij të dalë fituese me një shumë prej 14.3 milionë dollarësh.

Kjo është ajo çfarë ka ndodhur në Iowa të SHBA-së. Drejtori i lotarisë Eddie Raymond, pretendon se hakeri kishte hyrë në dhomën e lotarisë dhe kishte vendosur një USB në kompjuterin që lotaria e përdorë për t’i përzgjedhur numrat, transmeton Lajmi.net.

Ai thotë se USB-ja ishte infektuar me një virus spiun ‘Rootkit’ i cili është një program i veçantë i dizajnuar për të përfunduar një detyrë të caktuar dhe më pas për t’u shkatërruar vetvetiu.

Hakeri pastaj bleu tiketën e tij të lotarisë dhe e fitoi atë një muaj më vonë. Avokati i hakerit pretendon se ai nuk ka hyrë në atë dhomë asnjëherë dhe kjo është vetëm një pretendim për të mos ia dhënë atij paratë e fituara.

Avokati thotë se klienti i tij nuk ka mundur ta hakerojë sistemin e llotarisë apo të hyjë në dhomën e gjenerimit të numrave për shkak që ajo është e mbyllur dhe monitorohet nonstop përmes kamerave.

Drejtuesit e tjerë të lotarisë thonë se atë ditë kamerat ishin ngatërruar, që i bie se ai ka mundur ta hakerojë edhe sistemin e kamerave, transmeton Lajmi.net.

Prokurori i rastit thotë se pavarësisht se mbrojtja e tij thotë se ai ishte jashtë shtetit kur e bleu tiketën fituese, të dhënat tregojnë se celulari i tij ishte përdorur në Iowa ditën kur ishte blerë tiketa.

Se çfarë do të ndodhë me këtë rast në SHBA nuk dihet ende, por nëse hakeri del fajtor ai do të burgoset për disa vite. Ndryshe, kjo ngjarje ka filluar t’u pëlqejë regjisorëve, të cilët janë të interesuar ta shëndrrojnë në film.