Hakerohet rëndë Sony Pictures

Sistemi kompjuterik i Sony Pictures Entertainment është bërë viktimë e një hakerimi që raportohet se shtyu kompaninë që t’i fikë komplet të gjitha sistemet e saj kompjuterike.

Auto & Tek

25/11/2014 15:53

Një punëtor i Sony Pictures ka ngarkuar një foto, e cila shfaqet e tillë në të gjithë kompjuterët e Sony Pictures.

Fotografia thotë se sistemi është hakeruar nga #GOP, që nënkupton se këtë e kanë bërë grupi i hakerëve “Mbrojtësit e Paqes” (Guardians of Peace).

Fotografia përmban disa sqarime në stil mesazhi, që paralajmëron se grupi do t’i bëjë publike të dhënat sekrete të Sony-të nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen, transmeton Lajmi.net.

“Ne ju kishim paralajmëruar, dhe ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë derisa kërkesat tona të përmbushen. Ne i kemi marrë të gjitha të dhënat tuaja të brendshme, duke përfshirë edhe top sekretet tuaja. Nëse nuk na bindeni, ne do t’i nxjerrim ato të dhëna të treguara më poshtë para gjithë botës”, thotë mesazhi.