Hakeri që bëri pirateri në serverët e rezervave Federale të SHBA’ve

Lauri Love nga Stradishall, Suffolk, ballafaqohet me akuza për pirateri të kompjuterëve dhe vjedhje identiteti. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me mbi 12 vjet në burg. Këto janë akuzat e fundit kundër z. Love, më parë i paditur për cenimin e sigurisë së Nasa’s dhe FBI’së, në mesin e agjencive të tjera qeveritare amerikane. Një…

Lajme

28/02/2014 11:02

Lauri Love nga Stradishall, Suffolk, ballafaqohet me akuza për pirateri të kompjuterëve dhe vjedhje identiteti.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me mbi 12 vjet në burg.

Këto janë akuzat e fundit kundër z. Love, më parë i paditur për cenimin e sigurisë së Nasa’s dhe FBI’së, në mesin e agjencive të tjera qeveritare amerikane.

Një raport i Departamentit për Auditimin e Energjisë në Amerikë mbi aktivitetet e z. Love tregoi se mund të jenë marrë informacione prej 104,000 njerëzve .

Raporti vlerësoi se pasojat e kësaj për Amerikën ishte të paktën $3.7m, duke përfshirë $1.6m të shpenzuar për thirrjet telefonike me njerëzit të ndikuar nga cenimi i këtyre të dhënave.

Love është i akuzuar se punon për të paktën tre njerëz – të cilëve nuk u dihen emrat – për të cenuar sigurinë e ushtrisë së SHBA’ve, agjencinë amerikane hapësinore Nasa, Agjencinë e Mbrojtjes së Ambientit dhe kompjuterëve të FBI’së.

Së fundi, ka nisur një fushatë për luftimin e ndonjë oferte ekstradimi të mundshme nga SHBA’të.