Hakerët sulmojnë Barcelonën

Llogaritë zyrtare të Barcelonës në rrjetin social Twitter u sulmuan nga hakerët pas përfundimit të fitores 2:0 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma. Të gjitha postimet përmbanin simbolin e lidhur me profilin e ‘Syrian Electronic Army’, që sugjeron se grupi deshi të merrte përgjegjësinë për qasjen në llogaritë e gjigantit katalan…

Sport

19/02/2014 08:31

Llogaritë zyrtare të Barcelonës në rrjetin social Twitter u sulmuan nga hakerët pas përfundimit të fitores 2:0 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Të gjitha postimet përmbanin simbolin e lidhur me profilin e ‘Syrian Electronic Army’, që sugjeron se grupi deshi të merrte përgjegjësinë për qasjen në llogaritë e gjigantit katalan në gjuhën spanjolle, katalane dhe angleze.

Tri postime identike u shfaqën duke kritikuar lidhjet me Barcelonës me Katarin – shtet në regjionin e njëjtë arab si vendi i kapluar nga lufta, Siri – dhe Qatar Airways, sponsori aktual në fanellat e klubit.

“Menaxhment i  dashur i Barcelonës, mos lejoni që të financoheni nga paratë e Katarit, ato janë përplot me gjak dhe vrasje”, shkruante në mesazhin që qëndroi për dhjetë minuta para se të fshihej.

“Përshëndetje të veçanta për Real Madridin”, thuhej në një postim tjetër. Llogaritë e Barcelonës në Twitter ndiqen nga 21.3 milionë njerëz.