Hakerët shqiptarë sulmojnë portalet maqedonase të lajmeve

SHKUP - Hakerat shqiptarë sulmojnë portalin maqedonas të lajmeve www.hl.mk.

Auto & Tek

08/07/2014 21:07

 Prej mbrëmjes së djeshme faqja është ende nën kontroll nga hakeri shqiptar i paraqitur me nofkën “Albakode”, i cili ka njoftuar se shumë shpejt do të ketë sulme të tjera kibernetike në serverat maqedonas.

Hakeri “Albakode” shkruan se historia thotë që me luftë kundër shqiptarëve nuk ja ka dalë askush dhe nuk do t’ia dalë askush. 

Mesazhe të tjera të shkruara në portalin www.hl.mk janë: “Shkupi është Shqipëri” dhe “Shteti maqedonas do të shpërbëhet shumë shpejt”. 

Sulmi ndaj këtij portali është bërë në shenjë proteste ndaj dhunës së ushtruar ndaj protestuesve shqiptarë në Maqedoni dhe padrejtësive që u bëhen shqiptarëve, raporton Balkanweb.