Hakerët shqiptarë sulmojnë faqe sllave për 28 nëntor

Grupi i hakerëve shqiptarë të njohur me emrin “Illyrian Cyber Army” kanë nisur të hakerojnë media serbe, maqedonase dhe ruse, duke mos marrë parasysh çfarë domenini kanë këto faqe.

Auto & Tek

28/11/2014 21:23

Përmes një njoftimi për mediat, grupi i hakerëve thotë se kanë sulmuar mbi 30 faqe sllave.

“Illyrian Cyber Army” me këtë rast uron edhe shqiptarët për 102-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Ky grup ka bërë nje listë të faqeve të hakuara, ku mes tjerash ka edhe faqe të njohura ruse e serbe. /albeu