Hakerët që vodhën Ushtrinë Amerikane dhe gjigandët teknologjik

Katër hakerë janë akuzuar për hyrjen në sistemet e kompanive të mëdha teknologjike dhe Ushtrisë Amerikane, duke vjedhur kështu më shumë se 100 milion dollarë, zbuloi kështu Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Auto & Tek

01/10/2014 19:48

Sipas të dhënave të gjykatës, nga janari 2011 deri në mars 2014, të katër hakerët thuhet se hakeruan rrjetet kompjuterike të Microsoft, Epic Games, Valve Corporation, Zombie Studios dhe Ushtrisë Amerikane, duke vjedhur programe sekrete, kode burimi, sekrete afarizmi, me të drejtë autori dhe punime gjysmë të lansuara, dhe informacione të tjera konfidenciale dhe informata mbi të gjitha pronat, transmeton Lajmi.net.

Vjedhja e supozuar kibernetike përfshinte programin dhe të dhënat në lidhje me Microsoft Xbox One dhe sistemin online të lojërave të Xbox Live.

Gjithashtu këta hakerë kishin vjedhur edhe kopje gjysmë-të lansuara të video-lojërave shumë të famshme si Call Of Duty: Modern Warfare 3 dhe Gears of War 3, gjithashtu edhe programin trajnues të helikopterit Apache, transmeton Lajmi.net.

Për programin e Apache DoJ pretendon se teknologjia e tij vlente diku në mes 100-200 milion dollarë.

Nathan Leroux, 20 vjeçar, Sanadodeh Nesheiwat, 28, David Pokora, 22, dhe Austin Alcala 18 vjeç, ishin akuzuar për 18 akuza nga Juria Federale në distriktin e Delaware më 23 prill 2014.

Akuzat tjera përfshijnë komplote për të kryer mashtrime teknologjike, shkelje autoriale, mashtrime me postë, vjedhje të identitetit dhe të sekreteve tregtare, si dhe akuza për qasje të paautorizuar në kompjuterë të shtetit.

“Këta ishin hakerë mjaft të sofistikuar. Mos u mashtroni nga mosha e tyre”, tha asistenti i avokatit të rastit, Ed McAndrew pas seancës gjyqësore dje.