Hakerët pro-rusë sulmojnë web-sajtet e NATO’s

NATO nuk ka treguar kush është përgjegjës për sulmet, por një web-faqe ukrainase ka thënë se sulmi është bërë nga grupi i quajtur Cyber Berkut, i cili deklaroi në gjuhën ruse se e ka bërë sulmin.

Bota

16/03/2014 10:52

Hakerët kanë sulmuar disa ueb-faqe të NATO’s të shtunën, por nuk kanë ndërprerë operacionet as kanë mundur të prekin integritetin e sistemeve të Aleancës, ka konfirmuar Zëdhënësja e NATO’s, Oana Lungescu.

Web-faqet ishin jashtë funksionit për disa orë.

NATO nuk ka treguar kush është përgjegjës për sulmet, por një web-faqe ukrainase ka thënë se sulmi është bërë nga grupi i quajtur Cyber Berkut, i cili deklaroi në gjuhën ruse se e ka bërë sulmin.

“Ne, Cyber Berkut, bëjmë të ditur se sot në orën 6:00 kemi filluar sulmin në resurset e NATO’s në internet”, ka thënë ky sajt.

“Ne nuk do ta lejojmë okupimin e NATO’s ndaj territorit të atdheut tonë, sepse kundërshtojmë ndërhyrjen e NATO’s në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

Sulmi erdhi një ditë para referendumit kundërthënës të ndarjes së Krimesë nga Ukraina.

Cyber Berkut ëhstë referencë për policinë anti-protestë të njohur si Berkut, e cila qe përdorur nga Presidenti pro- rus i larguar i Ukrainës Viktor Yanukovych.