Hakerët përdorin Wordin për të vjedhur fjalëkalime

Hakerët kanë gjetur një mënyrë për të vjedhur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin për e-mail, serverin FTP, nëpërmjet një dokument në Word, shkruan SpiderLabs.

Auto & Tek

19/02/2018 22:09

Sulmi i ri nuk përdor makro, por ekzekutohet në sfond sapo përdoruesi, ose viktima, hap dokumentin.

Ky sulm shfrytëzon një dështim në sistemin e Microsoft Office.

Nga SpiderLabs theksojnë, se hakerët përdorin formatin “docx” dhe “RTF” për të arritur një numër më të madh të “viktimave”.

Përpara se të klikoni dhe të hapni një dokument në një e-mail, sigurohuni që ai dërgohet në të vërtetë nga dërguesit të ligjshëm me të cilët komunikoni, porositin në kompani.