Hakerët e Trabzonit ‘mposhtin’ Lazion

Trabzonspor dhe Lazio u ndanë në barazim 3-3 në duelin e xhiros së dytë në Grupin J në Europa League. Por, për befasi e ndoshta edhe argëtimin e dikujt tjetër, jo të gjithëve, e sidomos atyre që menaxhojnë uebfaqen zyrtare të Lazios, kanë pësuar nga hakerët e skuadrës turke. Mbi fotografinë e sektorit të tifozëve…

Sport

04/10/2013 12:15

Trabzonspor dhe Lazio u ndanë në barazim 3-3 në duelin e xhiros së dytë në Grupin J në Europa League.

Por, për befasi e ndoshta edhe argëtimin e dikujt tjetër, jo të gjithëve, e sidomos atyre që menaxhojnë uebfaqen zyrtare të Lazios, kanë pësuar nga hakerët e skuadrës turke.

Mbi fotografinë e sektorit të tifozëve të Trabzonsporit, ishte publikuar porosia ‘Bize Her Yer Trazbor’, një përshëndetje nga ana e tyre.

Por, sot në mëngjes uebfaqja zyrtare e Lazios është kthyer në normalitet. Në fushën e lojës, Lazio bëri rikthim sensacional pasi arriti të barazojë 3-3, edhe pse ishin në disavantazh 3-1.