Hajvalia-Prishtina, kush e ka pritur këtë rezultat?

Prishtina e ka mposhtur Hajvalinë me vetëm një gol epërsi, në sfidën hapëse të xhrios së 26 të Vala Superligës.

Sport

14/04/2017 16:52

Bardhekaltërit mposhtën njomakët e Emin Bajramit me rezultat minimal 1:0.

Golin vendimtar e shënoi Mërgim Pefqeli në pjesën e parë.

Epërsia ka mundur të dyfishohet nga Gentrit Begolli, i cili e humbi penalltinë të cilën e nxori vetë.

Në minutën e 93-të, vendësit goditën traversën, duke iu afruar në maksimum befasisë shokuese.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy