Hajvalia e gatshme ta blejë autobusin e Milanit

Pas ofertës për sulmuesin Luis Suarez, Hajvalia ka një tjetër ide interesante. Klubi nga Superliga e Kosovës në futboll ka shprehur gatishmëri të blejë autobusin e Milanit.

Sport

21/01/2015 11:47

Hajvalia ka një tjetër ide interesante. Pas ofertës për sulmuesin Luis Suarez, drejtuesit e klubit nga Superliga e Kosovës në futboll tashmë kanë gjetur një tjetër propozim ambicioz.

Më herët gjatë javës qarkulluan njoftime se Milan e ka vënë në shitje autobusin zyrtar të klubit. Dhe, Hajvalia është e gatshme të paguajë 40 mijë euro për blerjen e tij, raporton “Sport Plus”.

Pas injorimit nga Suarez, ndoshta kësaj radhe Hajvalia do të ketë sukses me ofertën ambicioze.