Hajredin Kuçi kryetar i Kuvendit, s’është diskutuar në PDK

Në PDK, nuk është diskutuar mundësia që Hajrdein Kuçi, të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit, ka thënë vetë nënkryetari i PDK, në një prononcim për lajmi.net.

Lajme

24/06/2014 11:36

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk ka diskutuar që Hajrdein Kuçi të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës. 

Gazeta “Zëri”, sot ka raportuar se PDK, është duke shqyrtuar mundësinë që zëvendës kryeministrin në detyrë Hajrdeni Kuçi, ta nominoj për të parin e legjislativit në vend. 

Por, Kuçi në një prononcim të shkurtër për lajmi.net, e ka mohuar se një gjë e tillë është diskutuar në PDK. 

“Nuk është diskutuar kjo punë në PDK”. 

Ndryshe Kuçi, më herët kishte deklaruar se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme.

PDK, sipas rezultateve zgjedhore, është fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit por, ka hasur në vështirësi për formimin e qeverisë, pas formimi të bllokut opozitar nga LDK-AAK-Nisma. 

Ndërkaq, beteja e parë mes PDK-së, dhe partive opozitare, do të jetë posti kryetari i Kuvendit. (lajmi.net)