Hajredin Kuҫi shpreh gatishmërinë për t’i dhënë këshilla profesionale Ramiz Lladrovcit – Lajmi.net
Hajredin Kuҫi shpreh gatishmërinë për t’i dhënë këshilla profesionale Ramiz Lladrovcit
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 18:09, 13 March 2018
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën ka pritur në takim, ish-zv.kryeministrin Hajredin Kuҫi, njëherësh profesor në UP "Hasan Prishtina" i cili ishte i shoqëruar edhe nga prof.Dr.Osman Ismaili dh​e prof.Dr. Bedri Peci.

Profesorët Hajredin Kuҫi, Osman Ismaili dhe Bedri Peci, kanë uruar kryetarin Lladrovci për rizgjedhjen për mandatin e plotë dhe kanë thënë se janë të gatshëm t’i ofrojnë këshilla dhe bashkëpunim profesional, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar mysafirët për vizitën dhe ka deklaruar se mirëpret gatishmërinë për të bashkëpunuar me interes për qytetarët dhe institucionin që ai drejton. Ai ka vënë në pah prioritetet dhe pritshmëritë e qytetarëve për ngritjen e cilësisë së jetës së tyre, nëpërmjet investimeve, subvencioneve dhe donacioneve duke e bërë Drenasin tërheqës për investime. Po ashtu edhe me përgatitjen e planeve të biznesit për investime dhe partneritetet publike-private, ku ekspertiza e mysafirëve është tejet e çmuar. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO