Hajni pervers që “peshkonte” të brendshmet e femrave

Në Liyang të Kinës, është ndaluar një burrë për një kontroll rutinë të veturës. Policia ka gjetur në veturën e 32-vjeçarit, një shkop për peshkim dhe një sasi të veshjeve të brendshme për femrave.

Fun

25/10/2015 23:02

Pasi është marrë në pyetje, ai ka treguar se shfrytëzon shkopin e peshkimit që gjatë natës të vidhte të brendshmet që janë lënë përjashta për t’u terur.

Për një periudhë trevjeçare, ai ka vjedhur 165 brekë dhe 286 sytjena.

Ai i ka thënë Policisë se ka filluar të vjedh vetëm disa nga këto veshje, por më pas iu ka bërë mani dhe se nuk ka mundur ta kontrollonte veten. /Telegrafi/