‘Hajni’ në Ferizaj kërcënon me pistoletë të plastikës

Vazhdojnë vjedhjet në Kosovë...

Lajme

12/12/2018 10:08

Dje në rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, në Ferizaj një person ka tentuar të kryej një grabitje.

Sipas policisë, i dyshuari kishte kërcënuar me armë të plastikës, transmeton lajmi.net.

“Rr. Gursel dhe Bajram Sylejmani, Ferizaj 11.12.2018 – 10:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti nën kërcënimin e armës (pistoletë e plastikës) ka tentuar të kryej grabitje. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/