Hajni i Behramit dënohet me gjashtë vjet burg
Gjashtë vjet burg për Raffaele Guerriero, i cili është konsideruar përgjegjës për vjedhjen e futbollistit kosovar, Valon Behrami. Ky ishte vendimi i sesionit të nëntë penal në Tribunalin e Napolin, i cili vendosi më në fund për dënimin që ia dha hajdutit, i cili në vitin 2012 e kishte vjedhur futbollistin e Napolit. Në fakt,…
Sport
Gjashtë vjet burg për Raffaele Guerriero, i cili është konsideruar përgjegjës për vjedhjen e futbollistit kosovar, Valon Behrami.
Ky ishte vendimi i sesionit të nëntë penal në Tribunalin e Napolin, i cili vendosi më në fund për dënimin që ia dha hajdutit, i cili në vitin 2012 e kishte vjedhur futbollistin e Napolit.
Në fakt, Behrami ishte viktimë e Guerrieros dy vjet më parë, kur i ishte vjedhur ora Rolex. Më pas, kjo orë ishte kthyer në qendrën sportive Castelvolturno.
Në fakt, hajduti rrezikonte shtatë vjet e gjysmë burg, por në fund u vendos që atij t’i jepej një dënim paksa më i lehtë.
Ishte vetë futbollisti kosovar ai i cili e kishte identifikuar hajdutin, edhe pse një bashkëpunëtor i gjykatës e kishte veçuar një person tjetër si përgjegjës të rastit.