Hajnat tentojnë të vjedhin një shtëpi në Prizren, arrestohet një i mitur

Vjedhjet në Kosovë nuk kanë të ndalur.

Lajme

08/01/2019 11:01

Në Prizren në rrugën “Hoxhë Tasini”, një person i nacionalitet boshnjak ka  njoftuar se dy persona kanë tentuar që t’ia hapin me forcë derën e shtëpisë së tij, shkruan lajmi.net.

Policia ka arritur që identifikoj të dy personat e dyshuar mirëpo, njëri prej tyre është arratisur ndërkaq tjetri është arrestuar.

Sipas policisë, i arrestuar është i moshës së mitur.

Me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes në kohëzgjatje pre 24 orë. /Lajmi.net/